
Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Hugo Vallejos.
Lajmi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga Malaga, që ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Los Blancos për anësorin 19-vjeçar.

Nuk është njoftuar nëse Vallejo do të qëndrojë në ekipin e parë me Zinedine Zidane apo në atë të dytë me Raul Gonzalo, derisa sipas AS, ai do të huazohet për pjesën e mbetur të sezonit te Deportivo.
Kjo është blerja e dytë e Realit që po grumbullon talente të rinj për të ardhmen.
Ditë më parë, Madridi i Zidane konfirmoi transferimin e talentit brazilian, Reiner.