Real Madrid po përgatit 80 milionë euro për yllin e Napolit.
Gjiganti i La Liga ka vënë shënjestrën tek ylli i Napoli, Fabian Ruiz, i cili mbulon pozitën e mesfushës.
‘Don Balon’ shkruan se Real Madrid po planifikojnë të japin plot 80 milionë euro për lojtarin spanjoll, transmeton lajmi.
Presidenti i ‘Los Blancos’, Florentino Perez, dëshiron të arrijë marrëveshje për 23 vjeçarin, para Kampionatit Evropian 2020, ku lojtari do të aktivizohet me Spanjën.
Ruiz është paraqitur në 12 ndeshje në Serie A me Napoli këtë sezon, duke shënuar një ehrë si dhe duke dhënë dy asistime.