Real Madridi po e ‘rrëmben’ yllin e madh të Interit

20:17 | 19 Nëntor 2019

Duket se ylli i Interit do të kalojë tek Reali.

Një përfaqësues pretendon se Milan Skriniar do të shkojë në Real Madrid pavarësisht interesimeve të Barcelonësdhe Manchester City nëse ai largohet nga Inter.

Raportet në Spanjë sugjeruan gjatë fundjavës që Barca dhe Madrid ishin të gatshëm për të filluar betejën për Skriniar.

Sidoqoftë, Mithat Halis – i cili punon për Star & Friend, agjensia që përfaqëson mbrojtësin – beson se Los Blancos janë “më afër” me klientin e tij.

“Skriniar është me vlerë 100 milionë euro”, i tha ai AS.

“Real Madrid dhe Barcelona kanë garuar për transferimin e tij për dy vjet”.

”Tani për tani, Real Madrid është më afër arritjes së një marrëveshje me Interin sepse ata duan dhe kanë nevojë për lojtar shumë më tepër se Barcelona”.

“Real Madrid duhet të kërkojë alternativa për Ramos dhe Varane, gjë që shpjegon qasjen e Realit ndaj Interit”.

“Unë mund ta shoh Milan Skriniar të shkojë te Reali”, potencoi ai.

Komento: