Real nuk priste, merr super-lajm

18:59 | 24 Nëntor 2019

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez është vendosur të rikthehet në skuadrën për përplasjen në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain.

Futbollisti spanjoll nuk është paraqitur për skuadrën e Zinedine Zidaneqit që nga 1 tetori me Club Brugge, pasi pësoi një dëmtim në stërvitje,përcjell ORAinfo.

Megjithatë sipas raportimeve në Marca, ai tani është rikthyer në stërvitje të plotë, dhe mund të përfshihet në skuadër për t’u përballur me PSG në Santiago Bernabeu më 26 nëntor./ORAinfo/

Komento: