Reali e ka seriozisht, e ka gati ofertën marramendëse për Mbappe

08:29 | 03 Shkurt 2020

Pas zënkave të përsëritura me trajnerin, Reali nis përgatitjen e ofertës marramendëse për Mbappe.

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej 300 milionë eurosh për yllin e pakënaqur të Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Mundo Deportivo raporton se sulmuesi francez është duke e menduar largimin nga kampioni i Ligue 1 pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Thomas Tuchel.

Dhe për t’i nxitur akoma më shumë spekulimet është fakti se Mbappe e ka pëlqyer në Instagram një publikim nga Karim Benzema, i cili e festonte fitoren e Realit ndaj Atletico Madridit.

Kështu që e gjithë vëmendja do të jetë në Parc des Princes kur të hapet afati i ardhshëm kalimtar, ndërsa Zinedine Zidane më në fund mund ta angazhojë një lojtar të rangut që e ka kërkuar qe një kohë të gjatë.

Mbappe shënoi gol në minutën e 57-të në fitoren e PSG ndaj Montpellier (5-0) të shtunën, mirëpo vetëm dhjetë minuta më pas, Tuchel e zëvendësoi duke nxitur mosmarrëveshje mes tyre.

Komento: