Reali i shpëtoi për pak humbjes, Vinicius “çmend” me deklaratë

00:00 | 02 Tetor 2019

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior është i bindur se Los Blancos do të vazhdojë të kualifikohet në fazat tutje të Ligës së Kampionëve.

Skuadrës së Zinedine Zidane i duhej një gol i vonë nga Casemiro për të siguruar një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Club Brugge, pas një humbje të hapur të Champions League ndaj PSG,përcjell ORAinfo.

Gjigantët e La Ligës janë tani në grupin A, me katër ndeshje për t’u luajtur, por braziliani beson se ata kanë cilësinë për t’i kthyer gjërat.

“Ne luajtëm dobët në pjesën e parë dhe nuk patëm asnjë ndikim në lojë. Ne reaguam mirë pas pushimit, por duhej të përqendroheshim më shumë.

“Ne duhet të përmirësojmë përqendrimin tonë në këto lojëra të rëndësishme në të ardhmen.

“Ka shumë ndeshje që vijnë për klubin, dhe kam besim se do të fillojmë përsëri të fitojmë në Evropë.

“Ne mund të fitonim të gjitha ndeshjet e mbetura në Champions League.Forma jonë në La Liga tregon se ne po lëvizim në drejtimin e duhur si ekip”, ka përfudnuar Vinicius.

Real Madridit tani duhet ta luajnë skuadrën turke Galatasary brenda dhe jashtë vendit, si dhe lojën në shtëpi kundër PSG dhe një përplasje jashtë me Club Brugge./ORAinfo/

Komento: