Reali pas yllit të Bayernit

21:11 | 24 Tetor 2019

Reali interesohet për Lewandowskin

Skuadra e Real Madridit ka shprehur interesim për shërbimet e lojtarit polak të Bayern Muenchenit, Robert Lewandowski.

Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Reali e sheh Lewandowskin përforcim të duhur për edicionin e ri dhe tashmë ka bërë gati ofertë prej 70 milionë euro.

Sulmuesi 31-vjeçar, edhe këtë edicion po shkëlqen te Bayerni, pasi ka shënuar 18 gola në 13 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023, kurse pjesë e klubit bavarez është prej vitit 2014 kur u transferua si lojtar i lirë nga Borussia Dortmundi. Lewandowski ka edhe 60 gola në 110 ndeshje me Përfaqësuesen e Polonisë.

Komento: