Reina – Lazio, ja ҫfarë do të ndodh nesër

11:20 | 25 Gusht 2020

Reina – Lazio, mësohet se ҫfarë do të ndodh gjatë ditës së nesërme.

Pepe Reina do të kthehet në Serie A.

Pepe Reina është në prag të transferimit në Lazio.

Pas përvojave në sezonin e kaluar në Milan dhe Aston Villa, spanjolli do të kalojë në Romë ku do ta sfidojë Thomas Strakoshën për fanellën e titullarit, raporton Gianluca di Marzio.

Reina nesër do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore me Lazion para se t’i bashkohet skuadrës nga Stadio Olimpico.

Reina do të sjellë përvojë te skuadra e Lazios duke u rikthyer në Serie A pas aventurave në Napoli dhe Milan, derisa ka veshur edhe fanellat e Barcelonës, Liverpoolit e Bayern Munichut.

Komento: