Rëndohet situata me koronavirus në Kosovë, ky është numri i rasteve aktive

23:02 | 20 Qershor 2020

Shkon në mbi dy mijë numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Kosovë.

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 75 raste të reja me COVID-19.

Ky numër ka bërë që totali i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë të arrijë në mbi dy mijë, shkruan lajmi.

Nga data 08 shkurt deri më 20 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 21.078 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.073 raste, me gjithsej 35 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rritje të dukshme të rasteve të konfirmuara me koronavirus.

Kjo ka bërë që IKSHPK të rekomandojë mbylljen e institucioneve publike dhe atyre private ku janë konfirmuar raste.

Po ashtu, nga institucionet përgjegjëse është paralajmëruar se nëse situata del jashtë kontrollit, mund të ketë sërish masa kufizuese.

Komento: