
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vështirësi në disa pjesë të vendit.
Shembje dheu dhe gurësh janë regjistruar mesditën e sotme në rrugën Orllan-Batllavë, transmeton indeks.

Qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë mund të bëhet, porse kërkohet kujdes i shtuar pasi që në disa pjesë ka shembje të dheut dhe gurëve.
Të reshurat e shiut kanë bërë në disa zona të ketë edhe vërshime.