Rezervat që u kushtuan klubeve miliona euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rezervat që u kushtuan klubeve miliona euro

14:21 | 09 Nëntor 2019

Rezervat më të shtrenjta në botën e futbollit.

Në botën e futbollit ka shumë shembuj të klubeve që kanë shpenzuar shuma të mëdha parash, vetëm për të mos u përdorur pothuajse fare nga trajnerët e tyre në formacionet titullare.

Ousmane Dembele nuk ka zënë vend ende në formacionin e parë të Barcelonës, përderisa Manchester City s’mund t’ia ofrojë Riyad Mahrezit rolin qe e kishte Leicester Cityn dhe Luka Jovic ende s’ka gjetur minuta lojë në Real Madrid, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja spanjolle, Marca, i ka listuar lojtarët që kanë kushtuar mbi 40 milionë euro, po s’kanë arritur të gjejnë vend në formacionet e para të klubeve të tyre.

Ousmane Dembele (Barcelona, 125 milionë euro nga Borussia Dortmundi

James Rodriguez (Real Madrid, 75 milionë euro nga Monaco)

Riyad Mahrez (Manchester City, 67 milionë euro nga Leicester City)

Joao Cancelo (Manchester City, 65 milionë euro nga Juventus)

Luka Jovic (Real Madrid, 60 milionë euro nga Eintracht Frankfurt)

Naby Keita (Liverpool, 60 milionë euro nga RB Leipzig)

Eder Militao (Real Madrid, 50 milionë euro nga Porto)

Ferland Mendy (Real Madrid, 48 milionë euro nga Lyon)

Mesut Ozil (Arsenal, 47 milionë euro nga Real Madrid)

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!