Rikthim i jashtëzakonshëm i Mourinhos, Tottenham fiton pas një kohe të gjatë

15:39 | 23 Nëntor 2019

Mourinho e nis mbarë.

Tottenham Hotspur janë rikthyer te fitorja në Premierligë pas pesë ndeshjeve, duke e mposhur në udhëtim rivalët lokal të West Ham United, me rezultat 2:3.

Kjo fitore erdhi pas emërimit të Jose Mourinho në krye të Tottenham Hotspur, shkruan lajmi.net.

Son Heuin Min në minutën e 36’, kaloi në eprësi 0-1 Tottenhamin, ndërsa Lucas Moura në minutën e 43’, dyfishoi epërsinë.

Me të filluar pjesa e dytë, Harry Kane u përkujdes për të çuar në 0-3 epërsinë e Tottenham.

Michail Antonio në minutën e 73’ të ndeshjes ngushtoi epërsinë në 1:3, ndërsa në minutat shtesë vendasit shënuan edhe njëherë për 2:3, me anë të Angelo Ogbonna.

Me këtë fitore Tottenham numëron 17 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë në Premierligë

Komento: