Roma afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur anglez

22:41 | 24 Tetor 2019

Ish anëtari i Man City afër kalimit tek Roma.

Roma mund të nënshkruajë me mesfushorin e njohur anglez.

Ish anëtari i Manchester City e Everton, Jack Rodëell, pritet të udhëtojë drejt Italisë, para një kalimi tek Roma.

28 vjeçari është pa skuadër qysh kur largohej nga Blackburn, më herët gjatë këtij viti, por tani mund të rikthehet në nivele të larta të futbollit evropian.

‘Daily Mail’ shkruan se Rodëell pritet të kryej disa teste mjekësore për të parë gjendjen e tij fizike, para se Roma të vendos që t’i jap kontratë, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse raportimet e këtij mediumi do të jenë të sakta dhe skuadra e Romës do të bëjë ofertë për lojtarin.

Përvoja e Jack Rodëell mund të jetë ndihmë për repartin e mesfushës tek skuadra italiane.

Komento: