
Roma në bisedime të avancuara me sulmuesin e Barcelonës.
Barcelona mund të humb një tjetër sulmues gjatë merkatos së janarit.
Skudra italiane, Roma, është afër që t’i vjedh një lojtar të repartit të sulmit, skuadrës kampione të La Ligas, Barcelonës.
Fabrizio Romano bën të ditur se Roma është në negociata të avancuara me Barcelonën, për Carles Perez, transmeton lajmi.
Marrëveshja mes dy skuadrave pritet të mbyllet sot, dhe Perez me shumë gjasë mbyll sezonin në Romë.
Nga mediet spanjolle mësohet se trajneri Setien ka këshilluar lojtarin të shkojë në huazim, pasi nuk do të ketë minuta në formacionin A, nën urdhrat e tij.
Mbetet të shihet se çfarë marrëveshje do të arrijnë Barcelona dhe Roma, për shërbimet e Perez.
Një largim i mundshëm i Perez, me shumë gjasë do të aktivizojë Barcën në ditët e fundit të merkatos, për afrimin e një sulmuesi të ri në skuadër.