Roma po ‘rrëmben’ sulmuesin e katalanëve

11:00 | 26 Janar 2020

Roma aftër transferimit të sulmuesit të Barcelonës.

I riu i Barcelonës, Carles Perez, është afër që t’i bashkohet skuadrës së Romës, pasi dy skuadrat janë marrë vesh për një transferim që ka vlerën e 13 milionë eurove, shkruan ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.

Skuadra nga Serie A do ta marrë 21 vjeçarin në formë huazimi, me obligim për blerje në fund të sezonit.

Perez është këshilluar edhe nga Quique Setien që të gjej një skuadër gjatë kësaj merkatoje.

Zyrtarizimi për transferimin e lojtarit pritet të bëhet brenda pak orëve.

Komento: