Roma rikthen në skuadër njërin ndër lojtarët që mund t’i sjellë suksesin në Serie A

20:55 | 16 Korrik 2021

Florenzi rikthehet te Roma, nuk ka marrëveshje me PSG.

Mbrojtësi italian nuk do të vazhdojë të ardhmen e tij në “Parc des Princes” dhe do të rikthehet në Serie A. Mbrojtësi 30 vjeçar i krahut të djathtë Alessandro Florenzi e ka konfirmuar që do të rikthehet tek skuadra e tij AS Roma.

Italiani sezonin e kaluar ishte pjesë e Paris Saint-Germain në formë huazimi, por ka treguar që nuk do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Francë, duke u rikthyer tek skuadra italiane për sezonin e ri 2021/22.

“Është koha për të thënë lamtumirë. Ishte një privilegj shumë i madh që të jem pjesë e kësaj familjeje, për të qenë këtu, një mundësi tejet e mirë që të zhvillohem si lojtar. Me të vërtetë i jam falënderues të gjithëve, stafit, trajnerit, menaxherit dhe shokëve të skuadrës. Ju dëshiroj gjitha të mirat”, shkruante Florenzi në rrjetin e tij social “Twitter”.

Sezonin që lamë pas, Florenzi ka bërë 36 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Paris Saint-Germain, duke regjistruar dy gola dhe një asistim mbi emrin e tij.

Komento: