
Roma po mendon ta transferojë Dries Mertens gjatë verës, raporton Corriere dello Sport.
Kontrata e Mertens me skuadrën e Serie A skadon në fund të sezonit dhe mund të vendosë kundër zgjatjes së qëndrimit të tij, përcjell ORAinfo.

Roma është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e tij, por kërkesat e tij për një pagë prej 4 milion eurosh dhe një kontratë tre vjeçare mund t’i dekurajojnë ata./ORAinfo/