Ronaldo e fye më nënë Sarrin

12:09 | 12 Nëntor 2019

Ronaldo e kishte fyer me nënë Sarrin derisa po largohej nga fusha.

Cristiano Ronaldo duket se i ka acaruar tej mase raportet me trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri.

Ylli portugez ishte zëvendësuar nga trajneri italian në minutën e 55-të në ndeshjen që Zonja e Vjetër e zhvilloi ndaj Milanit në fundjavën e kaluar.

Sarri e largoi 34-vjeçari nga loja shkaku që nuk ishte në elementin e tij dhe për më shumë ishte i lënduar në gju, duke e futur në vend të tij Paulo Dybalan.

Sulmuesi argjentinas shënoi në minutën e 77-të golin e vetëm të derbit në Serie A, por që Ronaldo atëherë vetëm sa ishte larguar nga stadiumi.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë sipas La Gazzetta dello Sport i kishte thënë Sarrit “bir bushtre”, në momentin që po shkonte në zhveshtore.

Duket se situata mes Ronaldos dhe Sarrit është e tensionuar dhe në ditët në vazhdim pritet të sqarohet e gjitha.

Komento: