Ronaldo “jashtëtokësor”, kaq metra kërceu për ta shënuar golin

22:14 | 18 Dhjetor 2019

Ylli i Juventusit, Cristiano Roanldo po tregon një formë të jashtëzakonshme.

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të kërcyer në lartësi të mëdha, kur qoi Juventusin drejt fitores ndaj Sampdorias.

Të gjithë i dinë aftësitë e tij për ta goditur topin nga distancat e largët, por ai vazhdon të mahnitë me kërcimet.

Të mërkurën në Serie A ai shënoi e një gol të tillë, pas harkimit të Alex Sandros, ku mësohet se gjatësia pas kërcimit ka arritur 2.56 metra.

Goli i tij e ktheu epërsinë në 2-1, duke krijuar edhe rrëmujë në rrjetet sociale.

Sulmuesi është lavdëruar jashtë mase për këtë gol dhe kërcimin e mahnitshëm.

Komento: