Rrahmani arrin një gjë të jashëzakonshme në Seria A, lë pas yjet e mëdha

17:22 | 19 Nëntor 2019

Ai dalëngadalë po lë gjurmë në Seria A.

Amir Rrahmani po shkëlqen me Kosovën, por edhe në Seria A me skuadrën e Veronës. Deri më tani mbrojtësi shqiptar ka dhuruar performancë pozitive duke tërhequr vëmendjen e medieve përtej Adriatikut.

Shtatlarti është vlerësuar maksimalisht, madje është në krye të listës së lojtarëve për duelet e fituara në ajër. Pas tij renditet qendërmbrojtësi anglez Chris Smalling.

Së bashku me Marash Kumbullën kanë krijuar një “prapavijë” hermetike, e pakalueshme për kundërshtarët. Kujtojmë që 25-vjeçari u transferua në këtë merkato vere nga Dinamo e Zagrebit në Seria A.

Komento: