Rrahmani shënon super gol, ‘ndizet’ stadiumi “Fadil Vokrri”

21:02 | 14 Tetor 2019

Ka filluar në “Fadil Vokrri” të Prishtinës përballja Kosovë – Mali i Zi, ndeshje e vlefshme për Grupin A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Është minuta e 9 dhe Kosova ka arritur të kalojë në epërsi.

Golin fantastik arriti ta shënonte Amir Rrahmani, Djemtë tanë janë duke e dominuar ndeshjen mirëpo deri në fund pritet çdo gjë.

Komento: