Rrëfehet 70 vjeçari nga Gjilani: U shërova nga koronavirusi pa shkuar asnjë ditë te mjeku, kam edhe diabetin

13:02 | 28 Mars 2020

70 vjeçari nga Gjilani: U shërova nga koronavirusi pa shkuar asnjë ditë te mjeku, kam edhe diabetin.

Një 70 vjeçar nga Gjilani, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka thënë se ka kaluar këtë virus pas shkuar fare te mjeku, shkruan Gazeta Metro.

Me anë të një video të postuar në Facebook, i infektuari nga Gjilani, ka thënë se edhe pse është me diabet, koronavirusin e ka kaluar pa pikë problemi dhe se nuk ka pasur nevojë fare për mjek.

Tutje ai ka treguar se me koronavirus e ka të infektuar edhe gruan me vajzën.

Më poshtë mund ta shihni rrëfimin e tij të cilin e ka postuar në rrjetet sociale.

Komento: