Rrëfehet Ronaldo: Në moshën 35 vjeçare mendoja se do ta bëja këtë punë

08:27 | 07 Shkurt 2020

Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkëlqej me ekipin e tij, Juventusin.

Ikona e Portugalisë priste që të ishte në qytetin e tij të lindjes por në vend të kësaj ai po synon të fitojë titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve me Juventusin në këtë moshë

Cristiano Ronaldo kishte menduar se në moshën 35 vjeçare do të ishte një “peshkatar në Madeira” por tani beson se do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve me Juventusin.

“35 vjet? Mendoja se do të bëhesha peshkatar në Madeira”, tha ai për Canal 11.

“Kjo gjë nuk me erdhi në mendje. Dëshiroja të jem futbollist profesionist, por nuk kam menduar se do ti fitojë të gjitha këto që i kam fituar”.

Ronaldo për herë të parë ngriti një trofe të Ligës së Kampionëve me Red Devils gjatë sezonit 2006-09 dhe fitoi katër të tjerë për pesë sezone me Real Madridin, nga sezoni 2013-14 deri më 2017-18.

Sezonin e parë me Juven e përfundoi me sukses duke fituar Serie A në Itali por në çerekfinale u mposht nga Ajaxi e që u mendua që dëshira e Ronaldos për të pasur sukses në garën më të madhe në Europë ishte djegur, por ashtu nuk mendon ai.

“Të luaj për Juventusin më jep mundësi që ta fitojë atë përsëri”, shtoi ai.

“Ne e dimë se është e vështirë, varët nga shumë faktor, por është e mundshme sepse ne kemi një skuadër të mirë”.

“Ne duhet të ecim përpara në këtë aspekt”.

Komento: