Rreth 3 mijë të vaksinuar për 24 orë në Kosovë

09:14 | 12 Dhjetor 2021

Dy mijë e 981 qytetarë të vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit.

Numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 në 24 orët e fundit ka arritur në dy mijë e 981 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.643.382 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.105 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me koronavirus rezultuan 10 pacientë.

Komento: