Rrezikon Barcelona!

20:59 | 27 Nëntor 2019

Barca rrezikon seriozisht eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Ka qenë e pa imagjinueshme të flasësh për eliminimin e Barcelonës nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Por, skuadra katalane janë duke rrezikuar seriozisht të eliminohen nga kjo garë, për t’u zhvendosur në Ligën e Evropës.

Gjiganti i La Ligas nuk ka luajtur në Ligën e Evropës që nga viti 2004, një vit para se Messi të përfshihej në skuadrën e parë.

Barcelona është lidere e grupit F dhe sonte do të pres Borussia Dortmundin në ‘Camp Nou’, dhe me një barazim apo një humbje eventuale, do të rrezikonte kalimin tutje, me kushtin që Inter të fitojë në udhëtimin te Slavia Prague.

Një dështim i mundshëm i Barcelonës, do të bënte që kualifikimin ta kërkonte në ndeshjen e xhiros së fundit në ‘San Siro’ kundër Interit, që po ashtu do të kërkonte fitoren për të kaluar tutje.

Fitorja e Inter, do ta dërgonte Barcelonën në Ligën e Evropës. Diçka që mund të duket e pabesueshme.

Komento: