Rritet çmimi i çajit dhe kafesë në Kosovë

16:08 | 20 Shkurt 2022

Çmimi i çajit dhe kafesë në Kosovë është rritur për 10,8%

Në Kosovë këtë vit janë rritur shumë çmime të produkteve.

Përveç çmimit të bukës, pemëve, perimeve, derivateve e të tjera janë rritur edhe çmimet e produkteve të çajit, kafesë, duhanit e ujit.

Sipas statistikave të Agjencionit të Statistikave të Kosovës, çmimi i çajit, kafesë dhe kakaos është rritur për 10,8 përqind, ndërsa i ujit, pijeve joalkoolike dhe lëngjëve është rritur për 2.7 përqind.

Në anën tjetër, çmimi i bukës është rritur për 14,9 përqind, ndërsa rritje ka pësuar edhe çmimi i druve dhe peletit.

Komento: