Rritet numri i të vdekurve dhe rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

21:14 | 15 Dhjetor 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në Shqipëri kanë vdekur tetë persona si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 326 raste të reja.

Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se janë shëruar edhe 206 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 195,629 që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri ka arritur në 204,627, ndërsa të vdekur janë 3,152 persona.

Komento: