Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

08:14 | 26 Mars 2020

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri.

Mbrëmë ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.

Komento: