Rritja e rasteve të reja, kryeministri Hoti takohet me komitetin për koordinimin e situatës me COVID-19

14:36 | 25 Korrik 2020

Kryeministri Hoti takohet komitetin për kordinimin e situatës me COVID-19.

Gjendja e rënduar me COVID-19 në Kosovë do të diskutohet sot nga ora 14:00 në takimin e Komitetit për Kordinimin dhe Vlerësimin e Situatës Emergjente me COVID-19.

Ky takim do të zë vend nga ora 14:00 dhe pjesë e këtij takimi do të jetë edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë zyrja e kryeministrit. Në këtë takim do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm për zbutjen e situatës me koronavirus në vend.

Numrat e rinj me COVID-19 në Kosovë janë shqetësues.

Komento: