Rrokulliset me traktor, humb jetën një person në Rugovë

09:17 | 13 Nëntor 2021

Një person ka humbur jetën në Rugovë.

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Malaj të Rugovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke prerë dru në pyll, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë viktimën.

Viktima pasi është dërguar në emergjencë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Komento: