Rudiger po transferohet te gjiganti i Serie A

15:12 | 14 Mars 2022

Antonio Rudiger ka gati ofertën nga Serie A, nuk është Milani.

Antonio Rudiger është njëri prej mbrojtësve më të kërkuar në top 5 ligat europiane.

Qendërmbrojtësi gjerman tashmë është në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Chelseas dhe ka refuzuar disa ofertë rinovimi që kanë ardhur në drejtim të tij.

Rudiger ka vendosur që të largohet nga Londra mirëpo e ardhmja e tij akoma nuk është e qartë pasi shumë skuadra janë të interesuara për të.

Së fundmi në garë për të ka hyrë edhe skuadra e Juventusit, e cila po kërkon që ta rikthejë gjermanin në Serie A.

Zonja e Vjetër pritet që gjatë kësaj vere ta shes mbrojtësin e saj Matthijs de Ligt dhe zëvëndësuesi ideal për të duket të jetë Antonio Rudiger.

Problemi i vetëm qëndron tek paga e Rudiger i cili aktualisht tek Chelsea paguhet hiç më pak se 15 milionë euro.

Komento: