Rukiqi reagon pas aksionit në AgroKosova: E papranueshme ndërhyrja me polici në ndërmarrje private

13:41 | 03 Shkurt 2022

Aksioni në AgroKosova, Rukiqi: E papranueshme ndërhyrja me polici në ndërmarrje private.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas ndërhyrjes së policisë në ndërmarrjen “AgroKosova Holding”.

Rukiqi ka konsideruar se kjo ndërhyrje tregon për klimën e investimeve të huaja në Kosova.

“Ndërmarrja në fjalë dhe investitorët duhet ta kenë mundësinë e mbrojtjes të investimit dhe pronës ku kanë investuar. Ndërhyrjet arbitrare me polici, pa u shtjerr të gjitha mekanizmat kushtetues dhe ligjor, janë të papranueshme dhe mund të shërbejnë si precedent jashtëzakonisht negativ, për të ardhmen. Këto veprime duhet të ndalen”, ka reaguar ai.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, e shoqëruar nga Policia e Kosovës kanë shkuar në zyrat e AgroKosova Holding, apo ish-ndërmarrja shoqërore NBI Suhareka.

Në anën tjetër, ndërmarrja ka kundërshtuar ta lirojnë objektin. Dy palët kanë pasur përplasje me fjalë.

Komento: