Salah përballet me kritika të ashpëra, por Klopp bën veprimin e papritur

21:53 | 03 Shkurt 2020

Salah kohëve të fundit është përballur me disa kritika të ashpëra.

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah kohëve të fundit është kritikuar se është tepër egoist.

Mirëpo në mbrojtje atij i ka dalë trajneri, Jurgen Klopp i cili i ka hedhur poshtë kritikat e fundit.

Salah po kritikohet që nuk po bënë pasime të mjaftueshme mirëpo Klopp ka thënë se kur ai shënon nuk kritikohej por kur nuk arrinte të shënonte vetëm atëherë kritikohej që nuk kishte bërë pasime.

“Një sulmues që është në pozicionin e duhur, ne kemi parë gola nga Mohammed ku shënonte edhe në mesin e katër lojtarëve”, përfundoi Klopp.

Komento: