Sampdoria-Juventus, befasi në formacionet zyrtare – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sampdoria-Juventus, befasi në formacionet zyrtare

18:18 | 18 Dhjetor 2019

Juventus do ta ketë një ballafaqim sonte me Sampdorian.

Sampdoria do të jetë nikoqiri i Juventusit për përballjen në kuadër të javës së 17-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:55, do të zhvillohet në stadiumin ‘Stadio Luigi Ferraris’, derisa Zonjën e Vjetër e pret një përballje e vështirë.

Për këtë takim, Sampdoria nuk mund të llogaris në Bartosz Bereszynski që është i lënduar dhe Ronaldo Vieira që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Maurizio Sarri do të jetë pa, Rodrigo Bentancur shkaku i kartonë të verdhë, Giorgio Chiellini, Sami Khedira dhe Wojciech Szczesny, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Sampdorias: Audero; Murillo, Ferrari, Colley, Murru; Depaoli, Thorsby, Linetty, Jankto; Ramirez; Caprari.

Formacioni startues i Juventusit: Buffon; Danilo, Demiral, Bonucci, Alex Sandro; Rabiot, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Higuain.

Komento: