Sanchez me deklaratë befasuese për Lukakun – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Sanchez me deklaratë befasuese për Lukakun

22:34 | 12 Shtator 2019

Sanchez ka folur për Lukakun.

Alexis Sanchez, i intervistuar nga ESPN, ka folur për raportin me Romelu Lukakun.

Kolumbiani ndau zhveshtoren me belgun për më shumë se një vit te Manchester United, tani do të jenë së bashku edhe te Interi, ku u transferuan gjatë afatit kalimtar të verës.

“Unë dhe Romelu jemi stërvitur mirë te Manchester United, por duhet të luanim më shumë ndeshje për të marrë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin. Nuk ishte momenti i duhur në Angli! Kur ndryshon shumë, vështirë që të rigjesh formën!”, tha Sanchez.

“Pse Interi? Sepse këtu ka vullnet të fitohet! Ky është motivi pse jam këtu! Edhe Romelu prandaj ka zgjedhur Interin”.

“A do t’ia dalim? Flet fundi i sezonit! Mund të them diçka për Lukakun, mund të kërkosh gjatë, por kurrë nuk do të mund të gjeje një si ai edhe në fund të botës!”.

Derisa Lukaku tashmë ka debutuar në Serie A dhe ka shënuar dy gola, Alexis Sanchez pritet ta veshë për herë të parë fanellën e Interit të shtunën mbrëma kundër Udineses.

Komento: