Sandro i shokon tifozët e Juventusit: Ky ekip mund ta fitojë titullin në Serie A

09:14 | 29 Tetor 2019

Atalanta ka befasuar të gjithë me paraqitjet në Serie A.

Gjiganti italian nga nëntë xhiro ka arritur t’i arkëtoj 20 pikë, tri me pak se lideri momental Juventus dhe dy me pak se Inter.

E loja që po zhvillon Atalanta po i pëlqen shumë lojtarit të Juventusit, Alex Sandro.

Ai në një deklaratë për Sky Sport ka thënë se gjasat janë që këtë sezon Atalanta ta fitoj titullin në Serie A.

“’Scudetto? Inter dhe Atalanta, por edhe Napoli mund të fitojnë të gjithë titullin e ligës. Ata do të na shtyjnë të luftojmë deri në fund”, ka thënë Sandro. /ORAinfo/

Komento: