Sanksionet për Radojçiq dhe Veselinoviq, ky është reagimi i Edita Tahirit

12:59 | 10 Dhjetor 2021

Tahiri flet pas sanksioneve për kokat e krimit në veri.

Ish-kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se serbët në veri janë duke marrë frymë lirshëm prej kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata”, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq.

Tahiri përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “Shpallja ‘persona non grata’ nga SHBA të dy personave famëkeq Veselinoviq e Radojçiq do të bëjë që qytetarët tanë serbë në veri të Kosovës të marrin frymë më lirshëm”.

“Pushteti i tyre joformal i lidhur me Vuçiqin që ka mbajtur peng veriun do zhbëhet!”, ka shkruar Tahiri.

Komento: