Sarri befason, lë jashtë skuadrës dy yje

14:51 | 30 Tetor 2019

Juve sonte kërkon tri pikë.

Juventus do të luaj sonte në orën 21:00 sfidën e javës së 10. Në “Allianz Stadium” do të udhëtojë Genoa, që po kalon një sezon jo të lehtë.

Djemtë e Mauricio Sarrit ndodhen përkohësisht një vend më poshtë se kryesuesit e Inter, që kanë luajtur dje ndeshjen e tyre për javën e dhjetë. Për bardhezinjtë kjo përballje duhet fituar, me qëllim për t’u rikthyer serish në krye.

Numri një i stolit bardhezi ka zgjedhur 22 lojtarët që do të jenë sonte nën urdhrat e tij. Bie në sy mungesa e Pjaniç dhe Higuain. Lojtarët janë të dëmtuar dhe po rikuperohen për ndeshjet e radhës. Mesfushori boshnjak u largua i dëmtuar nga transferta me Leçen, duke i lënë vend gjermanit Khedira. Edhe argjentinasi vuan dëmtimin nga transferta e fundjavës. De Sciglio dhe Douglas Costa janë riaftësuar dhe bëjnë pjesë në listën e Sarrit.

Lista e të grumbulluarve për sot: Szczesny, Pinsoglio, Buffon, De Sciglio, De Ligt, Alex Sandro, Danilo, Bonuçi, Rugani, Demiral, Khedira, Ramsey, Matuidi, Emre Can, Rabiot, Bentancur, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Cuadrado, Bernardeschi, Olivieri.

Komento: