Sarri merr super-lajmin

22:13 | 11 Tetor 2019

Juvetus ka marrë një lajm të mirë.

Pas fitores ndaj Interit në “San Siro” dhe vendit të parë në kampionatin italian, për Juventusin vijnë lajme të mira edhe nga infermieria, pasi duke filluar nga ndeshja e radhës, trajneri Sarri mund të llogarisë në planet e tij edhe 3 futbollistë të tjerë si Douglas Costa, Danilo dhe De Sciglio.

Që të tre këta futbollistë kanë munguar për shkak të dëmtimeve, ndërsa tashmë duket se kanë lënë gjithçka pas krahëve dhe janë gati të japin kontributin në fushë, teksa Sarri mirëpret veçanërisht dy mbrojtësit e djathtë, që kishin lënë një boshllëk në atë pozicion.

Pas pushimit në favor të eliminatoreve, Juventusi do të rikthehet me 7 ndeshje në 23 ditë dhe natyrisht që vetëm Cuadrado e Alex Sandro nuk mund ta përballojnë të gjithë ngarkesën, ndaj rikthimi i mbrojtësve i jep qetësi trajnerit Sarri.

Ky i fundit mirëpret edhe rikthimin e sulmuesit brazilian, të cilin e aktivizoi si titullar në takimet e para dhe e shikon si mjaft të rëndësishëm në skemën e tij 4-3-3, pasi përshtatet mjaft mirë në të dy krahët e sulmit, duke i dhënë mundësi Cristiano Ronaldos që të lëvizë i lirë.

Komento: