Sarri tregohet i ashpër me Ronaldon: Nuk do të luajë ndaj Atalantas

14:44 | 22 Nëntor 2019

Sarri thotë se Ronaldo duhet të qetësohen, nuk do të luajë ndaj Atalantas.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të humbasë ndeshjen e nesërme kundër Atalantas, pasi do sipas tij disa lojtarë duhet të lihen të qetësohen.

Forma e Ronaldos ka rënë në qendër të vëmendjes pasi Sarri pretendoi se ai kishte një dëmtim të gjurit, megjithatë ai shënoi për Portugalinë gjatë pushimit ndërkombëtar dhe mohoi se kishte ndonjë lëndim.

Dyshja janë rikthyer në kontakt dhe ish-trajneri i Napolit e bëri të qartë se ai nuk kishte arsye të ulet me Ronaldon për t’u sqaruar.
“Nuk ka nevojë të sqarosh asgjë me Ronaldon. Disa lojtarë duhet të lihen të qetësohen”, ka thënë fillimisht Sarri në një konferencë për shtyp.

Nga ana tjetër, 60-vjeçari e pranoi që sulmuesi ishte rikthyer nga detyra ndërkombëtare me të njëjtën çështje që e pa atë të zëvendësohet në mënyrë të diskutueshme kundër Milanit.

“Problemi është se të martën, ai na tha që ende nuk ndjehej mirë”.

“Objektivi ynë është ta kthejmë atë në Ligën e Kampionëve. Unë jam 99 për qind i sigurt se ai nuk do ta bëjë atë nesër”, përfundoi italiani.

Komento: