Schick alternativa për sulmin e Barcelonës

11:28 | 18 Mars 2022

Barcelona si një alternativë për sulm, ka sulmuesin e Bayer Leverkusen, Patrik Schick.

Tash e një kohë po përflitet se Barcelona janë në kërkim të një sulmuesi.

Shumë emra janë pjesë në listën e sulmuesve të ekipit të Barçës, por sipas ‘Goal.com’ në mesin e tyre u shtua së fundmi edhe Patrik Schick.

Lojtari kryesor që ekipi i Xavi Hernandez do dëshironte mbetet Erling Haaland i Borussia Dortmund, por shuma e lartë e tij mund të jetë një problem për ekipin ‘Blaugrana’.

Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Patrik Schick po shihet së fundmi si një opsion për tu transferuar në ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet se cili sulmues do transferohet gjatë verës te Barcelona.

Komento: