Scholes e do këtë lojtar te Man Utd

23:56 | 24 Tetor 2019

Scholes këshillon Man Utd që ta transferojë Ozil.

Paul Scholes ka dhënë mendimin se Manchester United duhet të shfrytëzojë situatën e Mesut Ozil tek Arsenal.

Ozil është lënë jashtë skuadrës së Arsenal për të pestën ndeshje me radhë, duke konfirmuar kështu krizën që ai po kalon në Londër.

Stili i lojës së Unai Emery nuk është përshtatur me lojën e mesfushorit që dikur mbronte ngjyrat e Gjermanisë.

Scholes beson se Man United duhet të bëjnë një ofertë për lojtarin dhe ta transferojnë në ‘Old Trafford’.

“Man Utd mund të punojë me dikë si Ozil, i cili lidh skuadrën. Ai është lojtar që bashkon skuadrën” ka thënë Scholes për ‘BT Sport’, transmeton lajmi.net.

“Ai ka kualitete të mëdha, ai e ka treguar gjatë karrierës së tij. Ai mund të jetë një përgjigje për United. Mund ta shoh këtë transferim të ndodh” shtoi ish mesfushori i Anglisë.

Mesut Ozil ka qenë pjesa kryesore e formacionit të Arsenal, gjatë kohës kur skuadra udhëhiqej nga Arsene Wenger.

Komento: