Schumacher nis një tretman sekret mjekësor

23:26 | 09 Shtator 2019

Schumacher po e zhvillon një tretman sekret mjekësor në Francë.

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher është duke u mjekuar në Paris me një tretman sekret, bën të ditur Le Parisien.

Gjermani u bë 50-vjeçar më 3 janar, mirëpo nuk është parë asnjëherë në publik që nga aksidenti tragjik që kishte me ski në Alpet e Zvicrës pesë vite më parë.

Schumacher ishte dërguar në spitalin Pompidou në veri të Parisit këtë të hënë, bëhet e ditur nga Le Parisien, por pa cituar burimin e tyre.

Gazeta franceze më tej ka raportuar se ish-kampioni i botës po e zhvillon një tretman sekret nga kirurgu Philippe Menasche.

Schumacher vazhdon të mbetet si piloti më i suksesshëm në histori të Formula 1, me 91 ‘Grand Prixe’ të fituara.

Ai i fitoi dy titujt e tij të parë me Benettn në vitin 1994 dhe 1995, para pesë titujve radhazi me Ferrarin nga vitit 2000 deri në vitin 2004.

Komento: