Senatorja Shaheen tregon arsyen e vizitës në Ballkanin Perëndimor, nesër takohet me Osmanin e Kurtin

21:23 | 12 Tetor 2023
senatorja-shaheen-tregon-arsyen-e-vizites-ne-ballkanin-perendimor,-neser-takohet-me-osmanin-e-kurtin

Senatorja Jeanne Shaheen është deklaruar për vizitën që do ta zhvillojë së bashku me senatorin Peter Welch, në Ballkanin Perëndimor, e që nesër do t’i shkojnë në takim presidentes Vjosa Osmani.

Senatorja Shaheen konfirmon se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.

Ajo ka thënë se pret me padurim për bisedat që do t’i zhvillojë me zyrtarët e shteteve.

“Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, shkruan ajo.

Zyra e presidentes Osmani ka njoftuar se takimi me senatorët do të zhvillohet nesër në orën 09:15 në Kabinetin e Presidentes.

Ndërsa, takim do të ketë edhe me kryeministrin Albin Kurti nga ora 10:00./Front Online

 

Komento: