Sërish flet Donaldi për lidhjen që kishte me Bora Zemanin: Nuk jam ndjerë i vlerësuar

11:09 | 11 Janar 2022

Donaldi flet sërish për lidhjen që kishte me Bora Zemanin: Nuk jam ndjerë i vlerësuar.

Donald Veshaj gjatë qëndrimit në shtëpi ka qenë një nga emrat më të zëshëm sa i përket jetës private.

Ai u përfol në masë të madhe për lidhjen me moderatoren Bora Zemani, pavarësisht që i kishin ndarë rrugët muaj më parë.

Aktori dhe prezantuesi nga Vlora në fillim të hyrjes në program bëri bujë të madhe në një takim që kishte me yllin e “Përputhen”, ndonëse u dakorduan që të sqarohen jashtë BB VIP.

Vetëm dy ditë më parë në ditëlindjen e prezantueses, Veshajt iu bë një befasi nga fansat duke ia rikujtuar se çfarë datë ishte.

Në po atë ditë, ai bisedoi me banoren Egzona Rafuna teksa i tha se nuk është ndjerë i vlerësuar nga Bora.

I njëjtoi shtoi se personin duhet ta vlerësosh kur e ke afër e jo në momentin që largohesh prej tij.

Donaldi ndërkaq ka filluar një romancë të re dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Komento: