Sërish thirrje për ndihmë në gjetjen e Remzije Mustafës

23:10 | 11 Nëntor 2019

Vazhdojnë thirrjet për ndihmë në gjetjen e Remzije Mustafës.

Remzije Ferati nga Prishtina vazhdon të jetë e zhdukur, ndërkohë askush nuk di asgjë për fatin e saj.

Familjarët ndërkohë nuk rreshtin së bëri thirrje që kushdo që e sheh të telefonojë në numrin e telefonit 044 22 66 78.

Një thirrje të tillë sonte e ka bërë përsëri vajza e Remzijes, Anita Ferati.

“Ju lutem te gjithëve qe te bëni përsëri share NENA ime ende nuk është gjetur, ju lus me gjithë shpirt nëse e shihni lajmëroni nr tim 044 22 66 78 . Mos u largoni prej saj rrini afër pa frike. Ju lus si një fëmije qe ka nevoje për nenën e tij”, ka shkruar ajo.

Komento: