
Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, ka dhënë komentet e tij për Dembelen.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Levante, trajneri ka gjetur kohë të flas edhe për yllin e skuadrës, Ousmane Dembele.
Setien nuk ka pasur mundësi ta provojë lojtarin në taktikat e tij, pasi francezi vuan nga një dëmtim. Por, trajneri e di se rikthimi i tij do të jetë ndihmë e madhe për skuadrën, madje atë e cilëson si një transferim të madh.
“Ne do të bëjmë një transferim të madh me rikthimin e Dembele” ka thënë Setien, transmeton lajmi.
“Ne do të shohim se si do të ecin punët, por nuk do të nxitohemi” ka thënë trajneri, i pyetur se kur pritet të kthehet Dembele.
Ousmane Dembele sigurisht se nuk do të jetë i gatshëm të luajë nesër kundër Levante, por tifozët dhe trajneri duket se mezi po e presin rikthimin e tij.