Sfida ku kërkohet vetëm fitorja, Bayern Munich- Dortmund – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Sfida ku kërkohet vetëm fitorja, Bayern Munich- Dortmund

13:05 | 09 Nëntor 2019

Bayern Munich – Dortmund, sfida ku kërkohet vetëm fitorja.

Bayern Munchen – Borussia Dortmund është ndeshja që asnjë tifoz nuk mund ta humbasë këtë fundjavë. Nuk është momenti më i mirë as për bavarezët dhe për verdhezinjtë.

Bayerni e mbylli me Niko Kovac pas asaj disfate 5-1 raundin e kaluar të Bundesligës dhe tashmë drejtohet nga Flick i cili morri fitoren e parë si trajner kryesor duke thyer Olympiacosin në Champions, distanca prej 4 pikësh me Gladbach është e rikuperueshme, por është e çuditshme sidomos në vitet e fundit kur në muajin nëntor nuk shikon Bayernin në krye, ndërkohë që buzëqeshja është vesh më vesh tek Borussia që ndodhet në vendin e dytë dhe ajo përmbysje nga 0-2 në 3-2 kundër Interit në Champions ka injektuar doza të larta morali në venat e Dortmundit.

Herën e fundit që u sfiduan në “Alianz Arena” në prill, ishte një masakër sportive, Bayerni triumfoi 5-0 duke shkuar i qetë drej titullit të 29-të. Gjithsesi Borussia u hakmorr duke fituar Superkupën e Gjermanisë në sytë e Bayernit.

Gjithsesi fitorja e fundit e verdhezinjve në Munich në kampionat është regjistruar 5 vite më parë në prill 2014-ës dhe ky stadium është kthyer si një makth për Dortmundin në sfidat e Bundesligës. Përpos situatës aktuale ku ndodhen skuadrat apo formës që po kalojnë, Bayern-Dortmund mbetet një takim i veçuar nga gjithçka tjetër, “der klasiker” edhe një herë do të ndezë flakë zemrat e të gjithëve

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!