Sfida për Kupën e Mretit, Barcelona merr këtë vendim për Manajn

14:13 | 30 Janar 2020

Barcelona ka vendosur të mos e ftojë Rei Manaj ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Leganes.

Kampionët e La Ligas me fillim nga ora 19:00, në ‘Camp Nou’ takohen me Leganes, shkruan lajmi.

Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, ditën e djeshme ishte stërvitur me skuadrën e parë, duke u krijuar bindja se ai do të ftohej për këtë ndeshje.

Por, në listën e publikuar nga Barcelona, shihet se në vend të Manaj është ftuar sulmuesi tjetër i ekipit B, Colladon.

Colladon nuk është një sulmues anësor.

Komento: