Shaqiri vendos të sakrifikojë për të pasur me shumë minuta të Liverpool – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Shaqiri vendos të sakrifikojë për të pasur me shumë minuta të Liverpool

09:25 | 20 Shtator 2019

Për më shumë minuta, Xherdan Shaqiri do të luajë si mesfushor qendror.

Vetëm tre minuta i luajti Xherdan Shaqiri të martën mbrëma, në humbjen e Liverpoolit përballë Napolit në Ligën e Kampionëve.

Shaqa preku topin vetëm katër herë gjatë kësaj kohe, derisa skuadra e tij, u mposht në start të Championsit, sërish nga Napoli.

Që nga shkurti i këtij viti, futbollisti nga Zhegra pak ka luajtur në përbërjen e parë të Kloppit, i cili preferon më shumë treshen Salah – Mane – Firmino në fazën e sulmit.

Duke parë këtë dhe zhgënjimin që po rritet te Shaqiri, trajneri Klopp ka menduar një pozitë tjetër për 27-vjeçarin.

Mesfushor qendror, rolin që e luan aktualisht kapiteni i Liverpoolit Henderson, pritet që këtë ta bëjë edhe Shaqa në ndeshjet e ardhshme, edhe pse ky rol nuk është ai që e shquan futbollistin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!